Një sherr i dhunshëm mes fqinjëve ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Tropojë, i cili ka përfunduar me plagosjen rëndë të një 60-vjeçari.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Man Neza është transportuar fillimisht në spitalin e Kukësit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar më pas në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Nga një fotografi e siguruar nga spitali ku ai po merr trajtim, shikohet plagë në pjesën e kokës.
Sipas të afërmve të 60-vjeçarit, konfliktet mes palëve kanë qenë të përsëritura edhe më herët, ndërsa përplasja e fundit është përshkallëzuar në dhunë fizike.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sqarimin e lidhur me këtë konflikt.
