Qytetarët janë mbledhur edhe këtë pasdite në ditën e 53-të të saj, ku kërkojnë dorëheqjen e qeverisë plotësimin e kërkesave. Me pankarta në duar ata janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" dhe po marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të mbajnë fjalimet e tyre.
Prej 53 ditësh qytetarët përsërisin thirrjet për një Shqipëri të re, për largimin e këtij sistemi politik 35-vjeçat.
Protestuesit kanë bërë më herët të ditura kërkesat e tyre dhe presin që ato të plotësohen.
Pas fjalimeve që do të mbajnë pranë Kryeministrisë, qytetarët si çdo mbrëmje do të vijojnë me marshimin në rrugët e kryeqytetit duke shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë dhe duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë të bashkohen.
