Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit zhvilloi sot analizën e punës për 6-mujorin e parë të vitit, nën drejtimin e Drejtoreshës së Përgjithshme, Julinda Dhame.
Në mbledhje morën pjesë drejtuesit e të gjitha drejtorive, të cilët prezantuan rezultatet e punës së realizuar gjatë periudhë janar-qershor, si dhe objektivat e përmbushura në fushat përkatëse.
Gjatë analizës, Drejtoresha e Përgjithshme, Julinda Dhame, vlerësoi angazhimin e strukturave të Agjencisë dhe përcaktoi prioritetet për 6-mujorin e dytë të vitit, duke dhënë orientime konkrete për rritjen e performancës dhe përmbushjen e objektivave institucionale.
Fokusi i punës do të vijojë të mbetet te mirëmbajtja dhe zhvillimi i parqeve, pyjeve dhe hapësirave të gjelbra, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të këtyre aseteve dhe promovimin e vlerave natyrore të kryeqytetit.
Njoftimi i APR:
Analiza e 6-mujorit të parë të vitit 2026
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit zhvilloi analizën e punës për periudhën janar–qershor 2026, në një takim të Bordit Drejtues me drejtuesit e të gjitha drejtorive, ku u bë një vlerësim i detajuar i rezultateve të arritura gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit.
Gjatë analizës, secila drejtori prezantoi punën e realizuar, arritjet kryesore, sfidat dhe problematikat e hasura, si dhe propozimet konkrete për përmirësimin e performancës dhe rritjen e eficiencës gjatë 6-mujorit të dytë të vitit.
Raportimet u zhvilluan nga Drejtoria e Parkut të Madh të Liqenit Artificial, Pyjeve dhe Kullotave, Drejtoria e Gjelbërimit Dekorativ, Drejtoria e Aktiviteteve Rekreative, Drejtoria e Komunikimit Publik, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Administrimit te Parqeve Tematike si dhe Drejtoria e Prokurimeve, Financës dhe Juridike, duke evidentuar rezultatet e arritura në çdo sektor dhe objektivat për muajt në vijim.
Takimi shërbeu si një moment reflektimi dhe koordinimi për të konsoliduar punën ndërmjet strukturave të APR-së, për të ndarë praktikat më të mira dhe për të adresuar sfidat me të cilat përballet institucioni.
Me një vizion të qartë dhe angazhim të përbashkët, APR do të vijojë të punojë për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e parqeve, pyjeve, hapësirave të gjelbra dhe zonave rekreative, duke ofruar shërbime gjithnjë e më cilësore, duke promovuar asetet natyrore të kryeqytetit dhe duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.
