Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nga ndalimi i betoniereve te heqja e barrierave që pengojnë vijën bregdetare, Balla tregon masat e reja: Duhet ta kishin bërë bashkitë, tani do e bëj ligji (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Nga ndalimi i betoniereve te heqja e barrierave që pengojnë vijën
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me anë të një videomesazhi të shpërndarë në rrjete sociale ka bërë të ditur diskutimet që do të zhvillohen nesër në Kuvendin e Shqipërisë duke u ndalur në dy pika kryesore.

Së pari ndalimi i procesit të ndërtimit në çdo zonë turistike me qëllimin eliminimin e zhurmave dhe shqetësimeve që ato sjellin për turistët vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur të pushojnë në destinacione të ndryshme të vendit tonë dhe së dyti ndalimi i barrierave që pengojnë apo kufizojnë lëvizjen e lirë të pushuesve drejt vijë bregdetare. Balla u shpreh se atë që duhet ta bënin prej kohësh bashkitë do të bëj ligji duke i dhënë një zgjidhje përfundimtare këtyre shqetësimeve.

"Nesër në Kuvendin e Shqipërisë do të diskutohen ndryshimet në ligjin "Për Turizmin", qëllimi është që të ndalen zhurmat e makinerive të betonit dhe gjithçka tjetër që lidhet me ndërtimin gjatë sezonit turistik, në zonat turistike, një shqetësim i ardhur nga shumë pushues.

Ndërkohë që bashkitë nuk e bënë atë që duhet ta bënin vetë, tani do ta bëjmë me ligj, pra nuk do të ketë më procese ndërtimore pranë strukturave hoteliere, në të gjitha zonat turistike gjatë sezonit turistik.

Po ashtu, edhe këtë dua të dëgjoni me vëmendje sepse është gjithashtu shqetësim i pushuesve që lidhet me lehtësinë e kalimit në plazh, ndërkohë që një pjesë e plazheve operohen nga subjekte private. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, që shpresojmë nesër, të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtarinë stacion plazhi duhet të garantojnë aksesin e lirë të pandërprerë dhe lëvizjen e lirë të publikut drejt bregut të detit, përgjatë vijës bregdetare dhe ndërmjet hapësirave publike të plazhit.

Dëgjoni me vëmendje! Ndalohet vendosja e gardheve, mureve barrierave apo çdo pengese tjetër fizike të përhershme ose të përkohshme që kufizon ose pengon këtë akses ose këtë lëvizje.

Besoj që historisë së gardheve dhe mureve në plazh i japim një zgjidhje përfundimtare me moslejimin e tyre përfundimtar", shprehet Balla në në videomesazh të publikuar në rrjetet e tij sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese