Hapësire reklamuese

Aktualitet

Illyrian Guard, institucioni i parë që zbaton ligjin për vullnetarët, trajnoi dhe certifikoi 100 punonjës për emergjencat civile

Shkruar nga Newsbomb
Illyrian Guard, institucioni i parë që zbaton ligjin për
Florenc Spaho dhe Besfort Lamallari

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe administratori i Illyrian Guard, Florenc Spaho, morën pjesë në ceremoninë e certifikimit të 50 punonjësve të parë vullnetarë të trajnuar për përballimin e situatave emergjente, ndërsa 50 të tjerë po vijojnë trajnimin.

Nisma e bën Illyrian Guard institucionin e parë në vend që zbaton ligjin për vullnetarët, duke krijuar rrjetin e parë me 100 vullnetarë në mbështetje të sistemit kombëtar të mbrojtjes civile. Kjo trupë e trajnuar për zjarret forcon kapacitetet për përballimin e emergjencave civile, duke hedhur themelet e një rrjeti të qëndrueshëm vullnetarësh të certifikuar, të gatshëm për të mbështetur strukturat profesionale në situata të jashtëzakonshme.

Ministri Lamallari e cilësoi këtë një model bashkëpunimi mes institucioneve, sektorit privat dhe qytetarëve. “Asnjë sistem, sado i mirëorganizuar, nuk mund t’i përballojë i vetëm emergjencat e sidomos në situata zjarresh masive. Prandaj po ndërtojmë një model ku institucionet, sektori publik dhe qytetarët bashkëpunojnë ashtu si në vendet më të përparuara evropiane,” u shpreh ai.

Ministri falënderoi punonjësit e Illyrian Guard që iu bashkuan kësaj nisme, duke theksuar se: “vullnetarizmi, solidariteti dhe përgatitja janë vlera që e bëjnë Shqipërinë më të fortë dhe më të sigurt.”

Administratori i Illyrian Guard, Florenc Spaho, theksoi se kjo iniciativë bazohet në bindjen se “sektori privat nuk duhet të jetë vetëm spektator në momentet e vështira. Ai duhet të jetë partner aktiv, duke kontribuar me kapacitetet, përvojën dhe njerëzit e tij në shërbim të komunitetit dhe të institucioneve.”

Spaho nënvizoi se certifikimi nuk është thjesht përfundimi i një trajnimi, por fillimi i një angazhimi të ri në shërbim të qytetarëve.

“Kjo certifikatë nuk është fundi i një trajnimi, por është fillimi i një angazhimi në shërbim të qytetarëve dhe Shqipërisë,” deklaroi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese