Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Biznesmeni amerikan feston sot 51-vjetorin e lindjes, modelja shqiptare Emina Çunmulaj uron me fjalë zemre partnerin: Më ka bekuar Zoti me ty

Shkruar nga Newsbomb
Biznesmeni amerikan feston sot 51-vjetorin e lindjes, modelja shqiptare Emina
Modelja shqiptare Emina Çunmulaj dhe partneri i saj, biznesmeni amerikan Sam Nazarian

Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj ditën e sotme, me rastin e ditëlindje së 51-të partnerit të saj, është shfaqur më romantike se zakonisht.

Krah fotos së veçantë ku ajo shfaqet duke ndarë një përqafim të ngrohtë me partnerin e saj, biznesmenin amerikan Sam Nazarian, bukuroshja shqiptare shprehet se është me shumë fat që ka pasur mundësinë që të festojë krah tij 16 ditëlindje nga jeta e saj.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Kam qenë me fat të festoj 16 ditëlindjet e fundit të jetës sate me ty dhe mund të bekoj me gjithë zemër se je bërë versioni më i mirë i vetvetes… gjithmonë duke mësuar, gjithmonë i thjeshtë dhe më i përkushtuar e më i lidhur thellësisht se kurrë” shkruhet në dedikimin e bërë mëngjesin e sotëm nga modelja shqiptare.

Ditëlindjen e 51-të të biznesmenit amerikan nga Irani, dyshja duket se ka zgjedhur ta festojë në natyrë. Detaj ky i cili është mësuar nga një foto e postuar rreth orës 16 të pasdites së sotme, ku çifti shfaqen të buzëqeshur krah njëri-tjetrit në natyrë.

Kujtojmë se dyshja kanë kaluar goxha vite pranë njëri-tjetrit si dhe janë prindër të dy vajzave.

Biznesmeni amerikan feston sot 51-vjetorin e lindjes, modelja shqiptare Emina
 
Biznesmeni amerikan feston sot 51-vjetorin e lindjes, modelja shqiptare Emina
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese