Hapësire reklamuese

Aktualitet

Haxhiu urdhëroi vrasjen e djalit të tij, babai i Elton Mermalit dëshmon në GJKKO: Laerti hante bukë në shtëpinë time, strehohej kur e rrihte i ati

Shkruar nga Newsbomb
Haxhiu urdhëroi vrasjen e djalit të tij, babai i Elton Mermalit
Laert Haxhiu

Në GJKKO është mbajtur seanca e radhës, për vrasjen e Elton Mermalit, krim i kryer nga Artan Tafani me porosi të Laert Haxhiut. Në Gjykatën e Posaçme, ka dhënë dëshminë Kujtim Mermali, babai i Eltonit.

Gjatë dëshmisë së tij, Mermali ka bërë me dije se Laert Haxhiun e ka të njohur, pasi i dënuari me burgim të përjetshëm, strehohej në shtëpinë e tij, në momenti kur e rrihte i ati.

Ndërsa për Artan Tafanin, ai tha se i kishte ofrua për të gjetur punë djalit të tij. Më tej shtoi, se Eltoni nuk i ka thënë se ndjehej i kërcënuar, apo nëse kishte probleme me ndonjë person tjetër.

Dëshmia e Kujtim Mermalit: Elton Mermalin e kam djalë. Një natë para ngjarjes, ditën e shtunë në darkë doli dhe nuk u kthye më në shtëpi. U njoftuam për vrasjen e djalit, kishin gjetur trupin. Fillimisht e çuam në Peqin, më pas në morgun e Elbasanit. Policia kishte lajmëruar vajzën e madhe që jeton në Itali, ajo më mori mua në telefon.

Ika nga puna, shkova në morg , mora trupin e djalit dhe e solla në shtëpi. Motivet nuk i dija fare. Unë nuk vë dot gishtin se kush e ka bërë, sepse nuk e di. Eltoni ishte fëmija im i dytë, nuk punonte. Pasi bëri burgun, nuk ishte në terezi dhe nuk punonte. Se për çfarë u fut në burg, nuk e di. Djali është arrestuar në 2004 në Itali, fillimisht. Ndenji 2 muaj në burg, mbas gjyqit e kanë nxjerrë ne arrest shtëpie për dy vite. Gabimi i tij që theu arrestin e shtëpisë dhe pastaj e sollën këtu. E arrestuan atje sepse akuzohej për vrasje këtu në Shqipëri. Për vrasjen e Artan Sulçes. Në 1997 djali ka qenë në Shqipëri. Në dijeninë time djali nuk ka qenë i përfshirë, sepse do merrej haku që në atë kohë, siç u mor për të gjithë.

Djali ka qenë i akuzuar bashkë me grupin e Aldo Bares. Laert Haxhiun e njoh shumë mirë, sepse hante bukë në shtëpinë time. E kam strehuar kur e rrihte i ati. Nuk di të them nëse vrasja e djalit tim është kryer për motive hakmarrje për shkak të vrasjes së Artan Sulçes e Bledar Haxhiut në 1997. Djali im nuk i ruhej askujt. Doli nga burgu i Peqinit në 6 maj 2021, në 17 tetor 2021 u vra. Kur doli nga burgu djali nuk ishte mirë, nuk e mora vesh se kush i fuste lëndë narkotike brenda burgut. Në shtëpi nuk pinte ndonjëherë lëndë narkotike.

Sjellja e djalit në raport me mua ishte shumë e mirë, nuk ishte agresiv. Nuk më përmendi asnjëherë nëse kërcënohej nga dikush në burg, apo se me kë e ndau qelinë. Djali njihej me pseudonimin “Kinezi” sepse ka patur sytë e vegjël, kështu i thërrisnin që i vogël. Kur doli nga burgu, shkoi në gjendje civile ndërroi emrin, e bëri Alban Semaku. Artan Tafani do t’i gjente punë djalit kur ta takonte. Kështu më ka thënë djali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese