Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Mbytën” me kanabis Gjermaninë, SPAK sekuestron pasuritë e Hajdar Lalës dhe Islam Sefës! Përfituan 3.3 milionë euro nga trafiku i drogës

Shkruar nga Newsbomb
“Mbytën” me kanabis Gjermaninë, SPAK sekuestron
Momenti i arrestimit të Islam Sefës

Këtë të mërkurë me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur që të sekuestrojë pasuritë  e Hajdar Lalës, alias Xaka alias Sefa, Islam Sefës, alias Xaka, dhe Vidjan Barokës, si dhe të personave të lidhur me ta.

Në vendimin marrë nga gjyqtarja e Posaçme, Etleva Deda, thuhet se këto pasur kanë burimin nga veprimtaria e paligjshme e trafikut të drogës. Sipas mediave, në listën e pasurive të sekuestruara janë ullishte, apartamente, sipërfaqe toke, kompani tregtare dhe disa prona të tjera.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme në 18 shtator 2025 ka dënuar me 17 vite burg Islam Sefën, i cili konsiderohet si “koka” e grupit kriminal shqiptaro-gjerman.

Islam Sefa alias Xaka, u arrestua më 2 korrik 2024 në një lokal pranë godinës së SPAK, i akuzuar si drejtues dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 mln eurove.

Kjo u bë e ditur nga vetë Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi të përbashkët me autoritetet gjermane lidhur me një grup kriminal shqiptaro-gjerman që merrej me trafik droge.

Sipas SPAK, grupi kriminal gjatë viteve 2020-2021, kanë importuar në Republikën Federale Gjermane, në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuana.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese