Hapësire reklamuese

Aktualitet

Që prej orës 13 të ditës së sotme, Instagram e Facebook “ngecin” për mijëra përdorues në mbarë botën

Shkruar nga Newsbomb
Që prej orës 13 të ditës së sotme, Instagram e Facebook
Foto ilustruese

Prej ditësh, dy platformat sociale të META-s, Facebook dhe Instagram kanë shfaqur probleme përdorimi. Ndërsa mësohet se dhe ditën e sotme dy rrjetet sociale janë bllokuar për mijëra përdorues në mbarë botën.

Lajmi është konfirmuar dhe nga mediat e huaja të cilat shkruajnë se, pak pas mesditës së sotme, rreth orës 13, dy platformat kanë shfaqur probleme për mijëra qytetarë, duke u penguar atyre aksesin e plotë.

Të njëjtat probleme janë hasur dhe në Shqipëri, ku përdorues shqiptarë mësohet se janë ndeshur me “rënien” e dy rrjeteve sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese