Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plas sherri mes shoferëve te Ministria e Brendshme, dy qytetarët godasin njëri-tjetrin me leva, detajet e para

Shkruar nga Newsbomb
Plas sherri mes shoferëve te Ministria e Brendshme, dy qytetarët
Foto ilustruese: Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zemër të Tiranës, ku dy shoferë janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë kryqëzimit të Ministrisë së Brendshme, ku debati mes shoferit të autobusit dhe drejtuesit të automjetit tjetër ka agravuar deri në përdorimin e levave, sipas A2CNN.

Për rrjedhojë të përplasjes fizike mes tyre, të dy drejtuesit e mjeteve raportohet se kanë marrë lëndime të shumta.

Ndërsa thuhet se blutë e Tiranës kanë ndërhyrë menjëherë duke vënë në pranga dy shoferët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese