Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërkesë zyrtare në Kuvend, PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale

Shkruar nga Newsbomb
Kërkesë zyrtare në Kuvend, PD kërkon zgjatjen me 3 muaj
Foto ilustruese

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, i është drejtuar sot me një kërkesë zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe Konferencës së Kryetarëve, duke kërkuar zgjatjen me tre muaj të mandatit të Komisionit.

Sipas kërkesës së depozituar në Kuvend, shtyrja e afatit argumentohet me nevojën për të vijuar punën edhe gjatë muajit gusht, me qëllim përmbushjen e plotë të detyrimeve dhe objektivave të parashikuara në projektkalendarin e punës.

Në dokument, Boçi thekson se një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve thelbësore të Komisionit nuk janë realizuar ende.

Kërkesa përfshin dy pika kryesore janë zgjatjen e mandatit me tre muaj, në mënyrë që puna të vijojë edhe gjatë muajit gusht, si dhe marrjen e një opinioni zyrtar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës mbi rekomandimet dhe sugjerimet e Komisionit, përpara se projektpropozimi përfundimtar të kalojë për votim në Kuvend.

Kërkesa e plotë:

Kërkesë zyrtare në Kuvend, PD kërkon zgjatjen me 3 muaj
 
Kërkesë zyrtare në Kuvend, PD kërkon zgjatjen me 3 muaj
 
Kërkesë zyrtare në Kuvend, PD kërkon zgjatjen me 3 muaj
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese