Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tensione para Kuvendit, protestuesit godasin me vezë dhe domate policinë, dyshohet për dy efektivë të lënduar

Shkruar nga Newsbomb
Tensione para Kuvendit, protestuesit godasin me vezë dhe domate
Foto nga vendngjarja

Tensionohet protesta përballë Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur vezë dhe domate në drejtim të efektivëve të policisë.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, dyshohet se dy efektivë policie kanë mbetur të lënduar dhe janë shoqëruar në ambulancë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në zonë ndodhen edhe autobotë me ujë, të vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Ndërkohë, protestuesit kanë ushtruar presion mbi barrierat mbrojtëse, duke arritur të heqin gardhin metalik të vendosur nga Policia e Shtetit përreth Kuvendit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese