Regjistrohet një tjetër incident para Kuvendit, ku një protestues është goditur me gur në kokë.
Me ndihmën e dy protestuesve të tjerë, ai është shoqëruar drejt ambulancës për të marrë ndihmë mjekësore.
Siç shihet edhe në pamje, protestuesi mban në kokë një flamur kuqezi dhe është i mbuluar me gjak. Pavarësisht plagëve të marra, në momentin kur po largohej nga turma, ai u bëri thirrje qytetarëve duke u shprehur: "Mos u dorëzoni!"
Ndërsa dy protestues të tjerë janë drejtuar në ambulancë për ndihmë, pasi kanë djegie në lëkurë nga gazi lotsjellës.
Ndërkohë një protestues shprehet se brenda në ambulancë ka edhe katër të lënduar të tjerë. Ende nuk dihet se sa ka shkuar numri i saktë të protestuesve dhe efektivëve të lënduar.
Lëndimi i protestuesit me gur në kokë vjen pas një incidenti, ku një efektiv policie u godit në kokë dhe u pa i mbuluar me gjak.
Situata para Kuvendit vijon të mbetet e tensionuar. Policia ka përdorur ujë me piper dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, me qëllim shpërndarjen e turmës.
