Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protestuesit bënë gjak efektivin, Taulant Balla reagon ASHPËR: Kjo nuk është më protestë paqësore por terrorizëm

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit bënë gjak efektivin, Taulant Balla reagon ASHPËR:
Foto ilustruese

Protesta e sotme e thirrur para Kuvendit është shoqëruar me tensione, nga ku mbeti i lënduar dhe një efektiv policie i cili u pa se ishte gjakosur në kokë.

Në lidhje me plagosjen e efektivit ka reaguar ashpër dhe kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla i cili thekson se protesta e qytetarëve është shndërruar tashmë në terrorizëm.

“Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit” shkruan Taulant Balla në reagimin e bërë vetëm pak minuta nga ngjarja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese