Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përshkallëzohet situata para Kuvendit! Kalimtarët heqin gardhin metalik, fillojnë “shënjestrimet” me vezë e domate, bllokohet "Rruga e Elbasanit"

Shkruar nga Newsbomb
Përshkallëzohet situata para Kuvendit! Kalimtarët heqin gardhin
Pamje nga vendngjarja

Është përshkallëzuar situata para Kuvendit, ku Policia bllokoi kalimin e qytetarëve të rastësishëm në drejtim të rrugës së Elbasanit për shkak të protestës së thirrur nga protestuesit.

Bëhet me dije se qytetarët janë përplasur fizikisht me blutë dhe me forcë kanë hequr një nga gardhet metalike të vendosura para Kuvendit, në anën tjetër të rrugës që të çon drejt Urës së Tabakëve.

Ndërsa raportohet se protestuesit kanë filluar duke gjuajtur me vezë dhe domate në drejtim të efektivëve që janë në terren.

Po ashtu, në terren ndodhen dhe autobote uji, të cilat në momentin që protestuesit arritën të çanin hardhin metalik, janë afruar pranë tyre duke qëndruar në gatishmëri për të ndërhyrë në raste përplasjeje fizike.

Për shkak të situatës së përshkallëzuar mes efektivëve dhe kalimtarëve e protestuesve që u mblodhën sërish për të protestuar para Kuvendit, mësohet se është pezulluar dhe qarkullimi i makinave.

Të revoltuar nga masat e shtuara të sigurisë, qytetarët kanë dalë në kryqëzim të “Rrugës së Elbasanit” duke penguar kështu lëvizjen e mjeteve nga Bulevardi “Zhan D’ark” në drejtim të rrugës që të çon drejt 21-it.

Nga ana tjetër, thuhet se protesuesit po vijojnë me protestën para Parlamentit. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese