Mes kaosit që e ka rrethuar për shkak të protestës, Kuvendi ka nisur seancën e sotme plenare. Seanca e drejtuar nga kreu i Kuvendit, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të studiuesit të njhur të trashëgimisë kulturore, Emin Riza.
Ai u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare ditën e djeshme. Lajmi u bë i ditur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh ngushëllimet për humbjen e një prej figurave më të rëndësishme të kërkimit shkencor në vend.
Riza ishte një nga emrat më të rëndësisht të studimit, dokumentimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë materiale shqiptare. Ai ka punuar si studiues, pedagog dhe specialist në Institutin e Monumenteve të Kulturës, si dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e monumenteve dhe arkitekturës tradicionale shqiptare.
