Hapësire reklamuese

Politikë

Erion Braçe sfidon Edi Ramën dhe gjithë Partinë Socialiste: Thamë do bëjmë shembull atë që nxjerr fjalët e shtëpisë, pres që të mbahet fjala e dhënë! Ose më duhet të mendoj...

Shkruar nga Newsbomb
Erion Braçe sfidon Edi Ramën dhe gjithë Partinë
Mbledhja e GPS dje dhe deputeti Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një reagim të fortë të shtunë, duke sfiduar kryeministrin Edi Rama dhe gjithë lidershipin e Partisë Socialiste, pas diskutimeve të gjata që kanë mbajtur dje në Pallatin e Brigadave, ku u prezantua "BESA".

Ai thotë se sapo ka marrë fjalën për të folur, ka rënë dakord me Edi Ramën dhe të tjerët që asnjë nga "fjalët e shtëpisë" të mos dilte në media, sepse ai që do të guxonte, do të bëhej shembull.

Dhe Erion Braçe thotë se ashtu ka ndodhur. Sipas tij, asgjë nga ato që janë folur nuk ka rrjedhur në media, përveç një raportimi për "përplasje" mes tij dhe Edi Ramës, si pasojë e së cilës ai është nxjerrë nga salla.

Erion Braçe përgenjështron këto raportime për përplasje me Edi Ramën dhe lëshon një paralajmërim të fortë, se pret që fjala e dhënë për personin që ka guxuar të nxjerrë jashtë "fjalët e shtëpisë", të mbahet, ose në të kundërt ai do të veprojë siç e ka menduar vet.

"Dje para se te flisja-ishte ne fillim te mbledhjes, krejtesisht ne mirebesim te kryetarit te partise qe kerkoi aty qe te flitej hapur, ju luta pjesmarresve ne mbledhje-kishte me shume se deputete aty, te mos nxirrnin “jashte shtepie” fjalet e mia; ju thashe qe nese gjykoj te them dicka publikisht, e bej vete, ska nevoje ta bej kush per mua!

Dhe e zbatuan, nuk kane nxjerre ne publik asnje fjale timen, por kane nxjerre gjithcka tjeter, duke shtuar e transformuar!

Tani, meqe dje u morr nje angazhim per ta bere shembull ate qe nxjerr jashte shtepie fjalet, mezi pres te shoh shembullin; ne mungese te tij, do me duhet te mendoj dicka tjeter qe ka kohe qe ma thone", shkruan deputeti Erion Braçe.

Përsa i përket raportimeve se e kanë përjashtuar nga mbledhja, deputeti veteran i Partisë Socialiste dhe një ndër më aktivët në politikën shqiptare e në këtë forcë politike, thekson se askush nuk do të guxonte ta bënte këtë.

"Nderkohe, mua nuk me ka nxjerre kush nga mbledhja, nuk ka sesi, nuk ndodh-jam ne kete shtepi para cdokujt aty;

Une jam ulur dje kur nuk kam patur me cte thoja! Ne kete mbledhje dhe tjetren para saj shume me gjate-edhe ajo u banalizua me porosi, kam thene ate qe degjoj dhe mendoj, asgje me pak dhe asgje me shume se sa thone SOCIALISTET dhe me gjere, cdo dite ne kete vitin qe une kam ne TIRANE; ndaj une rri ne rruge, per te degjuar secilin cdokend.

Une kam ikur nga mbledhja vete, kur nuk kisha me cte degjoja! Kjo eshte e verteta dhe meqe ka ca kohe qe mbledhjet rregjistrohen te gjitha, mund edhe tua dokumentojne", përmbyllet sqarimi i Erion Braçes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese