Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pllakos zia në Vidhishtë! Sot iu dha lamtumira çiftit Plaka, nesër përcillet për në banesën e fundit ish-dhëndri, vrau ata e pastaj veten (PAMJE-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Pllakos zia në Vidhishtë! Sot iu dha lamtumira çiftit Plaka,
Pamje nga ceremonia mortore e çiftit Plaka

Zia dhe një heshtje therëse ka pllakosur në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ku familjarë, miq e banorë të zonës i kanë dhënë lamtumirën e fundit sot çiftit Plaka që u vranë dje nga partneri i vajzës së tyre Refit (Nertil) Buzi.

Siç mund ta shikoni dhe në pamjet e publikuara në rrjet, dhjetëra persona mes dhimbjes dhe lot në sy, kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të Kosta dhe Belere Plakut.

Fotot e viktimave:

Pllakos zia në Vidhishtë! Sot iu dha lamtumira çiftit Plaka,
 
Pllakos zia në Vidhishtë! Sot iu dha lamtumira çiftit Plaka,
 

Ndërsa bëhet me dije se autori i krimit që tronditi mbarë Shqipërinë, i cili pas vrasjes së çiftit i dha fund jetës në makinën e tij, do të përcillet paraditen e së nesërmes për në banesën e fundit.

Ky vendim bëhet me dije se është marrë për të shmangur çdo përplasje apo tension, pasi të dyja familjet të cilat ishin bashkëfshatare, do i japin nesër lamtumirën e fundit familjarit të tyre.

Siç raportuam dhe ditën e djeshme ngjarja tronditi fillimisht Roskovecin e pastaj mbarë vendi, shkak i të cilit u tha se ishin një shumë e konsiderueshme parash të cilat vajza e çiftit të vrarë njëherazi dhe partnerja e autorit, Rozalinda Plaku në 9 vite fejesë ka marrë lekë nga autori i ndjerë dhe ua jepte familjarëve.

Pamje nga vendngjarja:

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese