Hapësire reklamuese

Aktualitet

Parashikimi për sot dhe nesër: Rrezik i lartë për zjarre, erë e fortë dhe reshje shiu me shtrëngata

Shkruar nga Newsbomb
Parashikimi për sot dhe nesër: Rrezik i lartë për zjarre,
Momente nga shuarja e zjarreve

Instituti i Gjeoshkencave njofton se sot pasdite dhe nesër pritet nivel rrezik “I LARTË” rreziku për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet Shkodër, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.

Në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).  Gjithashtu, nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug) dhe qarku Vlorë (Veri).

Rreziku pritet të jetë më i lartë  gjatë ditës së nesërme.

Përsa i përket parashikimit meteorologjik, sot pasdite nuk priten reshje në të gjithë qarqet, kurse nesër pasdite priten reshje të dobëta të shoqëruara me shtrëngata në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Në qarqet e tjerë nuk priten reshje.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 18 / 31°C, në vendet e ulëta: 17 / 33°C dhe në vendet malore: 12 / 29°C.

Gjithashtu, sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore për momente deri e fortë. Nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, ndërsa në bregdet dhe zonat malore për momente deri shumë e fortë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese