Hapësire reklamuese

Aktualitet

Njoftim i rëndësishëm për qytetarët dhe bizneset, Dogana Kakavijë nuk do të punojë për 4 orë, shmangni udhëtimet (INTERVALET)

Shkruar nga Newsbomb
Njoftim i rëndësishëm për qytetarët dhe bizneset,
Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë

Dogana Kakavijë njofton se për shkak të grevës së punonjësve të palës greke, ditën e hënë më 27 Korrik 2026, nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare), do të ketë ndërprerje të përkohëshme të lëvizjes në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali kohor do të ndërpritet procesimi doganor dhe lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Kalimi i automjeteve në hyrje dhe dalje do të jetë i pezulluar gjatë kohëzgjatjes së grevës.

Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin lëvizjen nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë intervalit 07:00 - 11:00, ditën e hënë më 27 Korrik 2026.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese