Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpejtësia e lejuar 90 km/h, shoferi kapet nga radari në mesnatë me 212 km/h në autostradën Fier-Lushnjë

Shkruar nga Newsbomb
Shpejtësia e lejuar 90 km/h, shoferi kapet nga radari në mesnatë
Shoferi kapet nga radari në mesnatë me 212 km/h

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore vijon monitorimin intensiv të akseve rrugore me mjete inteligjente shpejtësimatëse, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore.

Gjatë monitorimit, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore Fier, në aksin rrugor Lushnjë–Fier, ku kufiri maksimal i shpejtësisë së lejuar është 90 km/h, pajisja inteligjente shpejtësimatëse “Poliscan” ka konstatuar raste të shumta të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.

Ndër to, është konstatuar edhe një automjet që qarkullonte me shpejtësi 212 km/h, duke tejkaluar me 122 km/h normën e lejuar.

Shpejtësia e lartë, drejtimi i automjetit në gjendje të dehur, parakalimet e gabuara dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit janë ndër faktorët kryesorë që rrezikojnë jetën e drejtuesve të mjeteve, pasagjerëve dhe këmbësorëve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor, pasi një drejtim i përgjegjshëm është garancia për të mbërritur të sigurt në destinacion.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese