Një automjet “ka marrë përpara” mbrëmjen e djeshme me një turmë njerëzish gjatë festimeve të komunitetit LGBTQ+ në Berlin, duke sjellë kështu që një person të ndërronte jetë dhe 16 të tjerë të mbeteshin të plagosur.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar Kryeministi Edi Rama i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin cocial “X”, ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë.
“Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin, në çfarëdolloj forme që ato shfaqen. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Qindra qytetarë ishin mbledhur në Berlin për të festuar Ditën e Rrugës Christopher, një nga aktivitetet më të mëdha të komunitetit LGBTQ+ në Evropë. Policia bëri të ditur se autori i dyshuar është identifikuar si Abdul B., 21 vjeç.
Postimi i plotë:
Jam thellësisht i tronditur nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini.
Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, shpreh solidaritetin tonë më të sinqertë me Gjermaninë dhe popullin gjerman.
Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin, në çfarëdolloj forme që ato shfaqen. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona. Duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tyre, me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim.
Në këto çaste të vështira jam me familjen e viktimës dhe u uroj shërim të plotë e sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve.
Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë.
I am deeply saddened by the tragic news coming from Berlin.
— Edi Rama (@ediramaal) July 26, 2026
On behalf of the Government of Albania, I extend our heartfelt solidarity to Germany and the German people.
There can be no tolerance for hatred, violence, or extremism in any form. They threaten not only the safety of…
