Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dallgët dhe era e fortë u prishin ditën pushuesve në Vlorë, plazhet detyrohen të ngrejnë flamurin e kuq (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Dallgët dhe era e fortë u prishin ditën pushuesve në
Foto nga Vlora

Era e fortë dhe dallgët e mëdha janë bërë shkak që qindra pushues që kishin zgjehdur bregdetin e Vlorës të largohen nga uji për të shmangur rrezikun.

Rojet e stacioneve të plazheve kanë ngritur flamurin e kuq, duke ndaluar pushuesit të hynë në ujë për shkak të përkeqësimit të kushteve në det. Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe turistëve të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e rojeve bregdetare, pasi dallgët e fuqishme dhe rrymat detare paraqesin rrezik serioz për jetën.

Sipas autoriteteve, duhet të shmanget noti dhe aktivitetet në det deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Kjo situatë e papritur ka sjellë edhe një problem tjetër ku, pas fillimit të largimit të pushuesve janë krijuar radhë kilometrike nga Zvërneci në drejtim të qytetetin të Vlorës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese