Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lokal për lojëra fati në Divjakë, bien në pranga pronari dhe kamarieri i punësuar në mënyrë të paligjshme (EMRAT-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Lokal për lojëra fati në Divjakë, bien në pranga
Momenti i shoqerimit ne komisariat

Blutë e Divjakës kanë goditur një rasr të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit, ku është arrestuar pronari i një lokali dhe kamarieri.

Mësohet se në pranga kanë rënë Altin Çoku 52 vjeç, pronar i lokalit në fshatin Karavasta e Re, dhe Edmir Çela 35 vjeç, kamarier në të njëjtin lokal.

Policia ka bërë me dije se pas kontrolleve u zbulua se ambienti ishte përshtatur për zhvillimin e lojërvae të fatit nëpërmjet kompjuterëve dhe telefonave celularë. Po ashtu pas verifikimeve rezultoi se kamarieri ishte punësuar në mënyrë të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 njësi kompjuterike, 1 DVR, 1 laptop dhe 5 aparate celularë.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Game Over", për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Zbulohet në një lokal një ambient i përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit nëpërmjet kompjuterëve.

Vihen në pranga pronari i lokalit dhe një kamarier, i punësuar në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen 5 njësi kompjuterike, 1 DVR, 1 laptop dhe 5 aparate celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Game Over", ushtruan kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme që dyshoheshin se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit. Si rezultat i kontrolleve, u evidentua një rast i kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Karavasta e Re, Divjakë, dyshohet se organizoheshin lojëra fati nëpërmjet kompjuterëve dhe aparateve celularë.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 35 vjeç, kamarier në këtë lokal. Gjatë kontrollit të ushtruar në aparatin celular të tij u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive.

Nga verifikimet e kryera rezultoi gjithashtu se shtetasi E. Ç. ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme, pa qenë i regjistruar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 njësi kompjuterike, 1 DVR, 1 laptop dhe 5 aparate celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese