Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, mbytet anija vietnameze, zhduken 23 persona

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, mbytet anija vietnameze, zhduken 23
Foto nga vendngjarja

Një anije vietnameze mallrash me 62 anëtarë ekuipazhi është mbytur në Detin e Kinës Jugore. Anija Khoi Nguyen 18 hasi në vështirësi pranë Koraleve Yongshu. Sipas raportimeve, 39 persona janë shpëtuar, ndërsa 23 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar gjashtë anije kineze, një helikopter dhe një anije vietnameze, të cilat po vijojnë kërkimet për gjetjen e personave të zhdukur.

Autoritetet e provincës ishullore kineze Hainan bëjnë të ditur se Khoi Nguyen 18 është një anije mallrash e regjistruar në Vietnam, me gjatësi rreth 70 metra.

Zona ku ndodhi incidenti është pjesë e Ishujve Spratly, të njohur nga Kina si Ishujt Nansha, një arkipelag i kontestuar në Detin e Kinës Jugore dhe i pasur me burime natyrore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese