Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot iu dha lamtumira e fundit dy kryefamiljarëve, një ditë pas tragjedisë, dalin PAMJET nga brenda banesës së familjes Plaka në Vidhishtë

Shkruar nga Newsbomb
Sot iu dha lamtumira e fundit dy kryefamiljarëve, një ditë pas
Kosta e Belere Plaka, shtëpia, xhama e pjata të thyera, Refit Buzi

Një ditë pas krimit të rëndë të ndodhur në fshatin Vidhishtë që tronditi mëngjesin e djeshëm mbarë vendin, kanë dalë pamjet nga situata aktuale brenda shtëpisë së familjes Plaka, të cilët sot varrosën dy kryefamiljarët e tyre.

Siç mund ta shikoni dhe në videon e mëposhtme të publikuar nga newsbomb.al, vërehet qartazi kaosi i mbetur brenda banesës një katëshe të familjes Plaka.

Me të mbërritur në shtëpinë e tyre me çifte në dorë, autori Refit Buzi dyshohet të ketë goditur derën kryesore të banesës.

Xhami i derës kryesore e pjata të thyera shikohen në dyshemenë e shtëpisë. Ndërsa pamjet nga dhomat e gjumit tregojnë gjëra të rregulluara, të vendosura në vendet e tyre, duke nxjerrë në pah detajin të cilën raportuam mesditën e sotme: çifti Plaka sa ishte përgatitur për të dalë nga banesa e për të vijuar në punë.

Teksa heshtja e zia kanë zaptuar rrugët e fshatit Vidhishtë, pas varrimit të dy kryefamiljarëve të familjes Plaka, nesër pritet t’i jepet lamtumira e fundit autorit të krimit të trefishtë që shokoi mbarë vendin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese