Janë publikuar ditën e sotme, pamjet e momentit kur autori i krimit të trefishtë të kryer ditën e djeshme në Roskovec, pas afro 4 orësh që e mbajti peng, liron partneren e tij 24-vjeçaren Rozalinda Plakun.
Siç mund ta shikoni dhe në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, dallohet qartazi momenti kur pranë makinës së autorit afrohet një prej efektivëve të RENEA-s, i cili fillimisht nuk ndërhyn mes dyshes. Pas pak minutash vërehet vajza e cila del nga makina në gjendje jo dhe aq të mirë, pasi ajo shikohet duke u ulur në tokë teksa zë sytë me duar. Duke vënë re gjendjen e rënduar të vajzës, efektivi i RENEA-s i afrohet dhe e shoqëron për ta larguar nga mjeti i autorit.
Sapo vajza shfaqet duke çaluar, efektivi i vjen në ndihmë dhe e merr në krahë dhe e transporton metra më tutje nga vendngjarja.
Pais largoi vajzën nga makina e autorit, efektivi kthehet sërish pranë mjetit, duke tentuar për të negociuar me Refit Buzin që ai të vetëdorëzohej. Por ky i fundit pas 5 orësh i mbyllur në makinën e tij, vendosi t’i jepte fund dhe jetës së tij, duke bërë kështu 3 viktima, nënë dhe babain e vajzës dhe ai vetë.

