Do të zhvillohet ditën e nesërme seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës ku pritet të jepet masa e sigurisë për dy protestues të arrestuar pas dhunës së ushtruar gjatë protestës të së enjtes para Parlamentit.
Bëhet fjalë për shtetasit Artemisa Islamaj, e cila dyshohet të ketë siguruar lëndë piroteknike (kapsollë) për protestuesit e tjerë si dhe Orion Peçi, i cili është autori i dyshuar i dëmtimit të efektivit të Shqiponjave me kapsollë.
Blutë kanë bërë me dije se për dy shtetasit e lartpërmendur, blutë kanë administruar prova përmes të cilave dëshmohet se dyshja janë përfshirë jo vetëm në akte dhune, por edhe furnizim me mjete piroteknike për hedhjen e tyre drejt efektivëve të policisë.
Siç kemi raportuar dhe më parë, në komisariatet e Tiranës u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe 30 protestues të tjerë. Disa prej të cilëve është bërë me dije se do të hetohen në gjendje të lirë..
Në mesin e protestuesve të shoqëruar renditen dhe emra që gjatë këtyre ditëve kanë qenë në qendër të vëmendjes, Dritan Goxhaj dhe Edison Lika, të cilët janë ndaluar dhe më parë nga Policia.
