Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Gjorm, të Bashkisë Kurbin, ku raportohet për të shtëna me armë zjarri.
Mësohet se si pasojë e të shtënave, një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore.
Bëhet fjalë për të riunVeron Pasha, i cili është goditur me një plumb në pjesën e kofshës.
Ndërkohë, bëhet me dije se forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Pritet gjithashtu një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit me detaje mbi ngjarjen.
