Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kuvendi të hënën në seancë të jashtëzakonshme plenare, qytetarët paralajmërojnë protestë, mesazhi i organizatorit: Do të na keni aty

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi të hënën në seancë të jashtëzakonshme
Protestuesit para Parlamentit

Në Tiranë sot u mbajt protesta e 56-të kombëtare. Qytetarët u mblodhën në Sheshin "Skënderbej" dhe më pas u drejtuan drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", ku zhvilluan edhe tubimin e radhës.

Gjatë protestës, aktivisti Edison Lika bëri me dije nga podiumi se qytetarët do të rikthehen sërish të hënën para Parlamentit, ku do të mbahet seanca e radhës.

"Në fillim seanca ishte parashikuar për datën 30 korrik, por ata e ndryshuan për datën 27, të hënën. Ne u themi, siç ua bëmë të qartë që në mëngjes, se përsëri aty do të jemi", deklaroi Lika.

Kujtojmë se prej 56 ditësh qytetarët po protestojnë, duke përsëritur thirrjet për një Shqipëri të re dhe për largimin e sistemit politik 35-vjeçar. Protestuesit kanë bërë më herët publike kërkesat e tyre dhe presin që ato të merren parasysh.

Pas fjalimeve të mbajtura pranë Kryeministrisë, qytetarët, si çdo mbrëmje, vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë t'u bashkohen protestave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese