Hapësire reklamuese

Bota

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndaleni luftën në Ukrainë, është për të ardhur keq

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndaleni luftën
Kassym-Jomart Tokayev dhe Vladimir Putin

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i tha ditën e djeshme, Vladimir Putin, që lufta në Ukrainë të marrë fund, duke propozuar ngrirjen e konfliktit.

Thirrja e tij u bë gjatë një takimi ballë për ballë me udhëheqësin rus, në një nga deklaratat më të drejtpërdrejta të tij lidhur me luftën.

Kazakistani mbetet një aleat i Rusisë, por nuk ka shprehur kurrë mbështetje për ofensivën ushtarake të Moskës në Ukrainë, një qëndrim që ka ngjallur shqetësim te partnerët e Kremlinit në Azinë Qendrore.

"Si të dilet nga kjo situatë? Askush nuk e di, sepse ekzistojnë qëndrimet e të dyja palëve. Por, nga ana tjetër, ekziston një moment dhe mundësi për të ngrirë të gjitha këto", i tha Tokayev Putinit

"Është për të ardhur keq, të rinj po vdesin... E gjithë kjo duhet të ndalet,” shtoi ai.

Tokayev i tha gjithashtu Putinit, i cili nisi ofensivën ushtarake në Ukrainë në vitin 2022, se rrënjët e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës “nuk janë plotësisht të kuptueshme për shumë njerëz, përfshirë edhe ne”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese