Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, dy persona përfundojnë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, dy persona
Foto nga aksidenti

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:10, në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, pranë fshatit Gjocaj.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, dy prej të cilave kanë pësuar dëmtime të pjesshme. Përplasja ka ndodhur në një nga rrugët hyrëse që lidhen me aksin kombëtar, në zonën rurale pranë qytetit të Peqinit.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese