Hapësire reklamuese

Aktualitet

Blinte produkte dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Blinte produkte dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në
 

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar, i cili dyshohet se përdorte kartëmonedha të falsifikuara për të kryer pagesa.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi M. Rr., 24 vjeç. Nga hetimet rezulton se ai ka furnizuar me karburant automjetin e tij në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, dhe pagesën e ka kryer me tre kartëmonedha 20-euroshe, të dyshuara si të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e policisë, në portofolin e 24-vjeçarit u gjetën edhe 10 kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro, të cilat gjithashtu dyshohen se janë të falsifikuara.

Policia sekuestroi në cilësi të provës materiale 13 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara si të falsifikuara.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar "Përdorimi".

Blinte produkte dhe paguante me kartëmonedha të falsifikuara, kapet dhe arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.

Sekuestrohen 13 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë se një shtetas kishte mashtruar në një pikë karburanti duke përdorur kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara për të paguar karburantin e automjetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Përdorimi".

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Rr., 24 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, ka furnizuar automjetin me karburant dhe ka kryer pagesën me 3 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik, në portofolin e tij u gjetën edhe 10 kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në total u sekuestruan 13 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara.

Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese