Nga Laureta Rroshi
Ku po shkon kjo shoqëri sot? Pyeti burri që foli në ceremoninë mortore të bashkëshortëve në Vidhisht, ndërsa dy arkemortet rrëshqisnin në errësirën e varreve... Një skifter i hirtë bënte rrathë mbi njerëzit e mbledhur në varrezat e fshatit, ku sot do të merr dhe edhe 35-vjeçari i vetëvrarë, në kushtet e tronditjes, tashmë i dënuar nga Zoti...
Burri që lexoi pak rreshta për bashkëshortët e vrarë e lëshoi letrën në njërën nga gropat e hapura dhe pyetja e tij "Ku po shkon kjo shoqëri?" nuk ishte më ngushëlluese. KU PO VEMI SI NJERËZ ne që sot u zgjuam ne komoditetet tona, pas klikimeve mbi copëza intervistash, ku pyetjet e momentit janë spontane për t’ju afruar te vërtetës jo për tu hedhur ashtu të paredaktuara..
Gjithsesi ato pyetje nuk e ndryshonin dot rrjedhën e krimit... Krimit qe ishte paralajmëruar... Vidhishti, fshati i vilave dhe fëmijëve emigrant... Para se i riu të vetëvritej të gjithë kërkonin fajin ndëshkimin, e ripërtypëm historinë e tij ne emigrim, telashet me çunat e barit, ku është e vështirë të shkëputesh i gjalle..
Aty në Vidhisht buze rrugës nacionale Fier-Roskovec tabela e thjeshte thotë Lagje e Re Vidhisht... Një rrugë e asfaltuar me porta herë të thjeshta herë të renda hekur dhe kamera, banesa me fëmijët larg. "E kishin pare ne kamera dhe ata nga Lindra me kapele ishte që në 3 të mëngjesit as shtëpive tona" pohon një nga kunatat e viktimave..
AI hyri ne rrugice dhe trokiti ne derën tone po se hapem me ne e kishte!!! Pastaj shkoi andej dhe bëri gjëmën...Nën zë të thonë se ai si ndahej vajzës dhe se ajo ishte me urdhër mbrojtjeje për një vit, urdhër i marrë në Gjykatën e Fierit në 4 dhjetor 2025 për një vit.. Ai e kish thyer urdhrin e mbrojtjes... Një 35-vjeëar obsesiv në raportin e tij me mentalitetin e ish të fejuarit që e rriti vete atë dikur 15 vjeç dhe ajo fejesa zyrtare mes prindërve në të njëjtën lagje banore u duk se shënoi një familje te re...
Ajo studente. Ai emigrant... Nga Londra në Vidhisht... Mosmarrëveshjet mes grupeve me "lekun letër" një pengmarrje e djaloshit Refit Buzi ne Londer vuri në lëvizje autoritet policore dhe ai shpëtoi u kthye... Tashme një i ri i shkatërruar dhe dorëzuar në fatin e tij, bashkjetoi në Tiranë me të fejuarën e tij...Por shume gjera janë ndryshe tani... Vajza është rritur dhe ka të tjera interesa për të ardhmen... Dashuria mbaroi.. Dashuria s’ është shifër... U kthye në fshat në Vidhishtin që tashme e sheh si njeri te dështuar, në familjen ku dy prindërit e moshuar e dëgjonin netëve të debatonte me ish të fejuarën dhe njerëzit e saj për sasi parash. Donte t’ia kthenin.
E rrahën... Në 22 prill ajo ish e fejuara i drejtohet komisariatit te policisë Roskovec se ai e bezdiste...e arrestuan në datë 24 del para Gjykatës për masën e sigurisë "arrest në shtëpi" në banesën e tij private...Në gjithë faqet e vendimit vetëm fleta e parë dhe e fundit identifikon situatën po pa asnjë përfshirje të fjalës para...Mashtrim... Me se do jetonte ky person...Kush monitoronte...trajtimi me ndërmjetësim apo profili psikologjik...Asgjë e tillë përkujdesje sociale...
Me akuza "përndjekje dhe shkelje e urdhrit të mbrojtjes" ai u kthye në banesën prindërore aty ku gjenden fotografitë e dasmave te motrave nipërve dhe mbesave ku ai ishte daja i vogël i fundit i fëmijëve... Lokalet në rrugët e fshatit me vila dhe njerëz punëtorë kanë kamera...Kane njerëz që shohin shumë po mjaftojnë zilet e halleve te tyre...
Ai serish këmbengul të komunikoj me atë paratë mbeten ne mes te vërteta apo jo nuk hetoi askush...ti jepte të drejtë apo ta dënonte edhe për shpifje... Në ato vendime gjykate te lëshuara nuk ka asnjë sugjerim apo realitet te marrdhënies njerëzore mes dy ish te fejuarve...ka një procedure të thjeshte të lexueshme mes morisë se konventave inifikuese. Ai është me arrest shtëpie dhe nuk po hite dore...
Nën zë banoret tregojnë se ca dite me pare njerëzit e vajzës e rrahën keq se nuk hiqte dore...po nuk ka asnjë raport apo informacion ne policinë e Roskovecit edhe pse te gjithë i dëgjojnë të gjithë... Dal nga shtëpia me zilet e mia mi heshtin Këmbanat e botës.. Shtëpite e vëllezërve Plaka ne Vidhisht janë aty afër e afër oborre te ndara ultas me një rrugice të përbashkët... Shtëpia e viktimave e ka ende derën e thyer dhe çelsin pas dere me gjak. Pika gjaku ka dhe ne muret e korridorit deri ne tavan... çfarë tronditje ka ajo vajza e vetme çfarë i panë sytë deri sa e shpëtuan nga peng marrja... Dhe u kthyen ne shtëpi për të përcjell trupat e prindërve...
Aty ku heshtja e banoreve flet fort...si fëshfërima e copës së letrës që rrëshkiti në gropën e arkmorteve. Ku PO E ÇOJME këtë dhimbje me këmbanat e forta të zemrave prindërore që sytë i kanë të fëmijët ..po edhe të ata fqinj që mbuluan fëmijët me dhe..
