Hapësire reklamuese

Politikë

Rama prezantoi dokumentin strategjik “BESA”, ish-zv.kryeministrja Meksi: Në demokraci besimi nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë

Shkruar nga Newsbomb
Rama prezantoi dokumentin strategjik “BESA”, ish-zv.kryeministrja
Ilustrim: Edi Rama, "BESA" dhe Ermelinda Meksi

Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi ka komentuar dokumentin strategjik "BESA", që kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e djeshme përpara anëtarëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialistëve dhe anëtarëve të Kabinetit Qeveritar.

Në një postim në Facebook, Meksi shkruan se besimi në qeverisje nuk ndërtohet me simbolikë por me institucione që funksionojnë.

Më tej, ish-zv.kryeministrja thekson se “besa” nuk është një premtim vetëm për të ardhmen, por matet me përmbushjen e angazhimeve, funksionimin e institucioneve dhe llogaridhënien e tyre. Sipas saj, kështu ndërtohet besimi i qytetarëve tek qeverisja.

Besa: standardi moral i besueshmërisë së qeverisjes

Në demokraci, besimi nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë, rezultate të prekshme dhe llogaridhënie, që  janë kushte për besueshmërinë e qeverisjes.

Besa nuk është thjesht një premtim për të ardhmen. Ajo matet me përmbushjen e angazhimeve, funksionimin e institucioneve dhe llogaridhënien, mbi të cilat ndërtohet besimi i qytetarëve te qeverisja.”, shkruan Meksi.

Kujtojmë që ditën e djeshme, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama deklaroi se përmes dokumentin strategjik “BESA”, synohet rikthimi i besimit të qytetarëve tek qeverisja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese