Pasi me votat e socialistëve u miratua futja me procedurë të përshpejtuar të shqyrtimit të projektligjit për huanë ushtarake prej 302 milionë dollarë nga SHBA, deputetët kanë marrë nga një kopje të saj për ta lexuar para se të mbahet seanca e radhës në orën 15:00.
Ndërkohë, në një video të shpërndarë në rrjet duket se në ambientin ku pritej të lexohej marrëveshja, deputeti dhe kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj, është futur e ka marrë dokumentin dhe është larguar me vrap në korridorët e godinës së Kuvendit.
Kopja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe SHBA, është një hua e cila priitet t’i kalojë vendit tonë për nevojat e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit. Për këtë kopje deputetët do të duhet të firmosnin për konfidencialitetin e saj sipas kushtetutës pasi është një dokument i klasifikuar.
