Dhjetëra protestues kanë marrë pjesë sot në tubimin e radhës përpara Parlamentit, ku kanë tentuar të arrijnë deputetët dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, për t'i qëlluar me vezë dhe domate, por për shkak të pjesëmarrjes së ulët janë ndaluar nga Policia.
Marshimi është zhvendosur deri në përfundim të tij në Rrugën e Elbasanit, ku protestuesit pasi nuk sulmuan dot politikanët, kanë qëlluar me vezë e domate punonjësit e Policisë së Shtetit.
@tonplaygram ???????? Tirana ne protest dita 58 #fyp #albania???????? #shqiperia #diaspora #shqiptaretneperbote ♬ original sound - Tur.Alimadhi
Një prej tyre që ka qenë veçanërisht "në shënjestrën" e protestuesve ka qenë pikërisht Ervin Hasrama, shefi i Komisariatit nr.1 në kryeqytet, i cili mbulon edhe zonën ku ndodhet Parlamenti e ku u zhvillua marshimi.
Qytetarët shihen duke i folur nga larg, ndërsa Ervin Hasrama qëndron pas efektivëve të bërë gardh te Rruga e Elbasanit. Fillimisht e qëllojnë me vezë në këmbë, ndërsa më pas tentojnë dhe me domate por ai i shmanget.
@antidrroga.404 ????Ervin Hasrama, shefi i Komisariatit Nr.1 vështirë se do ta harrojë këtë vezën. #albania #tirana #edirama #hasrama #veza ♬ original sound - ???????????????????????????????????????? ✯
Shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë është vënë "në shënjestrën" e protestuesve për shkak të tubimit javën e kaluar përpara Parlamentit. Ai u hodhi disa herë spraj qytetarëve dhe në një moment, njëri nga qytetarët e qëlloi me vezë në fytyrë. Pamjet u bënë shpejt virale.
© Newsbomb.al
