Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Komunës së Petrovecit në Shkupi, ku një 24-vjeçar raportohet se ka tërhequr me makinën nënën e tij.
Sipas mediave vendase, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën që lamë pas, më 25 korrik, ku i riu thuhet se e kishte kapur nënën përmes dritares së mjetit të tij tip “Fiat” dhe e ka tërhequr trupin e saj për rreth 20 metra, pastaj është zhdukur nga vendngjarja.
Për pasojë të ngjarjes, nëna e të riut ka pësuar lëndime trupore dhe është nisur për të marrë mjekimin e nevojshëm në në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski“.
“Më 25.07.2026, në orën 20:30, në një fshat të Komunës së Petrovecit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria R.D. (24) nga një fshat i rajonit të Shkupit.
Ai dyshohet se rreth orës 18:50, në fshat, përmes dritares së hapur të automjetit të udhëtarëve „Fiat“ me targa të Shkupit, e kishte kapur nënën e tij 42-vjeçare dhe e kishte tërhequr me automjet rreth 20 metra, pas çka ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe u dërgua në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski“ për t’i ofruar ndihmë mjekësore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës” ka njoftuar Policia vendase.
