Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se vendi do të shkojë zyrtarisht në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të zhvillohen në muajin tetor dhe në fillim të nëntorit. Ai theksoi se po mban fjalën e dhënë qytetarëve serbë, duke u dhënë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre në votime.
Në fund të qershorit, Vuçiç kishte deklaruar se po mendonte të jepte dorëheqjen nga posti i presidentit për të kandiduar si kryeministër.
Serbia prej vitit 2024 është përballur me protesta të vazhdueshme kundër qeverisë, të nxitura nga tragjedia e shembjes së stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona. Ngjarja shkaktoi reagime të forta dhe akuza për korrupsion, mungesë transparence dhe rënie të besimit të qytetarëve tek institucionet.
