Hapësire reklamuese

Sporti

FOTOLAJM/ Manchester City flet shqip! Vazhdon “implementimi” i standardit për zhvillimin e talenteve, tre trajnerët shqiptarë pajisjen me akreditimin zyrtar

Shkruar nga Newsbomb
FOTOLAJM/ Manchester City flet shqip! Vazhdon “implementimi” i
Albano Duraci - Ermireta Ndoci dhe Eglant Haxho

Falë bashkëpunimit që ekziston mes Manchester Cityt dhe Akademisë së Futbollit Dyrrah në Durrës, është bërë e mundur që tre trajnerët e parë shqiptarë, Ermireta Ndoci, Albano Duraci dhe Eglant Haxho të marrin edhe akreditimin për të zbatuar metodologjinë dhe standardet e trajnimit, duke mbajtur të njëjtën qasje pune siç përdoret nga gjiganti anglez.

Një moment krenarie, që i shton më shumë veçantinë, pasi vetë faqja zyrtare e klubit ka vendosur të flasë në gjuhën shqipe për të ndarë këtë lajm të një rëndësie të madhe për futbollin shqiptar dhe zhvillimin e talenteve të reja që rriten përmes kësaj akademie.

POSTIMI:

“Një moment krenarie për programin tonë në Shqipëri.  

Prej dy vitesh, tre trajnerë të Manchester City jetojnë dhe punojnë në Durrës, duke zhvilluar programin tonë autentik të futbollit dhe duke mbështetur zhvillimin e trajnerëve shqiptarë.

Sot festojmë një moment të rëndësishëm: tre trajnerët e parë shqiptarë janë akredituar për të zbatuar metodologjinë dhe standardet e trajnerimit të Manchester City.

Faleminderit Akademisë Dyrrah City, Qeverisë Shqiptare, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Durrës Yachts & Marina për partneritetin dhe mbështetjen.

Ky është vetëm fillimi. Nëse dëshiron të bëhesh pjesë e programit, ejani dhe stërvituni me Manchester City në Durrës.”

FOTOLAJM/ Manchester City flet shqip! Vazhdon “implementimi” i
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese