Hapësire reklamuese

Sporti

FOTOLAJM/ Transferimi i “dhëndrit shqiptar” te Barcelona, pjesë e operacionit edhe Olsi Rama, shfaqet përkrah agjentit të Ronaldos

Shkruar nga Newsbomb
FOTOLAJM/ Transferimi i “dhëndrit shqiptar” te Barcelona,
Karim Adeyemi - prezantimi te Barcelona - Olsi Rama

Karim Adeyemi u prezantua ditën e sotme te Barcelona, si transferimi më i ri i katalanasve në këtë dritare transferimi. Sulmuesi gjerman iu bashkua kampionëve të Spanjës për 5 sezonet e ardhshme, ndërsa pjesë e këtij operacioni rezulton të jetë edhe drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.

Vetë ky i fundit ka ndarë pamjet në rrjetin e tij social në Instagram, teksa përmes një postimi shpreh krenarinë që ishte pjesë e punës së realizuar për transferimin e sulmuesit gjerman te një gjigant si Barcelona.

“Shumë krenar për punë e bërë për të sjellë Karim Adeyemi te Barcelona, së bashku me Jorge Mendes dhe Tino Taho. Faleminderit presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, drejtorit sportiv Deco, për mikëpritjen e ngrohtë. Suksese Karim", shkruan Olsi Rma.

Karim Adeyemi është në lidhje me yllin e muzikës shqiptare, Loredana, që nga vera e vitit 2023, dhe dyshja vazhdojnë prej tre vitesh marrëdhënien që duket se po shkon më së miri, ndërsa daljet së bashku tani janë thuajse të përditshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese