Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar sërish protestën që po mbahet prej 58 ditësh në vendin tonë. Manjani i ftuar në Podcast-in e Grida Dumës, sërish ka provokuar, teksa tha se turmat ia neveritin.
Sipas tij, turmat ia neveritin dhe e lodhin, pasi janë “fabrika” të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes.
“E vërteta është që unë nuk jam politikan po merrem me poliktikë dhe kjo nuk do të thotë që je i politizuar. Të merresh me politikë, gjëja me esenciale është të kuptosh vendin dhe njerëzit që ke të bësh. Ajo që ma ka neveritur, nuk e di nëse është fjala e duhur, po neveritur, është turma. Gjithmonë ma neverit, turma më lodh. Ka rolin e vet dhe meriton respekt kur e ka qëllimin, si nuk e ka kjo turma aktuale. turmat më bezdisin dhe janë fabrika dhune’’, deklaron Manjani.
Ndërsa më tej, Manjani ka ironizuar pjesëmarrjen në protestë. Ai tha se në ditën më të mirë, kanë qenë në numër të krahasueshëm me personat që bëjnë xhiro në kodrat e Liqenit Artificial.
"Imponimi në emër të një gjejë që quhet turmë, ose impostimi ‘’Ne jemi populli!’’ Avash mor burrë… kujdes, fjalë e madhe populli, populli fle gjumë. Nëse e marrim si argument sasior, në ditën më të mirë që kanë qenë në bulevard, kanë qenë krahasueshëm me të njëjtën xhiro që bëhet te kodrat e Liqenit Artificial. Dua të them që prapë mbetemi te logjika e një imponimi të dhunshëm dhe unë këtë nuk e pranoj”, tha ai.
