Hapësire reklamuese

Aktualitet

Politikanët dhe figurat publike promovojnë ngjitjen e motorëve në majat e maleve, eksperti mjedisit ngre alarmin: Ndalojeni urgjentisht këtë marrëzi, po dëmtohet natyra

Shkruar nga Newsbomb
Politikanët dhe figurat publike promovojnë ngjitjen e motorëve
Eksperti i mjedisit, Abdulla Diku

Eksperti i mjedisit, Abdulla Diku ka ngritur alarmin për ngjitjet në male të motorëve dhe mjeteve 4x4, ku sipas tij po dëmtohet ekosistemi. Në një postim në Facebook, Diku shkruan se në majat e maleve më të larta, ndodhen habitate të brishta.

Eksperti ka bërë thirrje që të merren masa të menjëhershme pasi kemi të bëjmë me një shkelje të ligjit, ku po degradohet dhe shkatërrohet natyra.

Më tej, Diku shkruan se çdo motor ose mjet që del jashtë rrugëve të lejuara lë pas erozion, dëmton bimë të rralla a endemike dhe habitate, shqetëson faunën dhe shkatërron atë që natyrës i janë dashur dhjetëra apo qindra vite ta krijojë.

Po ashtu ai nënvizon në postimin e tij se është e papranueshme  është heshtja e institucioneve dhe ndërsa Policia duhet ta ndalojnë këtë fenomen. Ndërsa promovimi që i bëjnë politikanët dhe funksionarët publik, e sheh si të rrezikshëm.

"Kur këtë sjellje e promovojnë edhe njerëz që mbajnë funksione publike, si psh.kryetari i Komisionit të Ligjeve në Parlament, mesazhi që u jepet qytetarëve është i rrezikshëm: se ligji vlen për disa, ndërsa për të tjerët shërben vetëm si dekor’’, thekson ai.

Postimi i plotë:

Ndaleni këtë marrëzi!

____

Çdo ditë shfaqen video e reels me motorë e mjete 4x4 që ngjiten deri në majat e maleve më të larta, duke përshkuar zona të mbrojtura, livadhe alpine dhe habitate të brishta.

Në vend që të konsiderohej shkelje e ligjit, po shitet si aventurë, madje në disa raste promovohet edhe nga figura publike.

Ky nuk është sport.

Nuk është turizëm.

Është shkatërrim dhe degradim i natyrës.

Çdo motor a mjet që del jashtë rrugëve të lejuara lë pas erozion, dëmton bimë të rralla a endemike dhe habitate, shqetëson faunën dhe shkatërron atë që natyrës i janë dashur dhjetëra apo qindra vite ta krijojë.

Imagjinoni një “sport” të tillë tek Tulipani shqiptar në Kukës psh. Do zhdukej përgjithmonë që ditën e parë.

Këta motorristë nuk kan asnjë njohuri nga botanika, habitatet, natyra, procesi i tokëforminit, hidrologjia, toka, erozioni. Dëmtojnë pa ditur.

I shkelin pa i njohur bimët, i dëmtojnë habitatet dhe krijojnë shkatërrimin pa e kthyer kokën pas mbi pasojat e tyre.

Për ta, “dashuria” për vendin dhe natyrën shprehet përmes shkatërrimit.

Më e papranueshmja është heshtja e institucioneve dhe Policia që kanë detyrimin ligjor ta ndalojnë këtë fenomen, jo ta shohin si spektakël në rrjetet sociale.

Kur këtë sjellje e promovojnë edhe njerëz që mbajnë funksione publike, si psh.kryetari i Komisionit të Ligjeve në Parlament, mesazhi që u jepet qytetarëve është i rrezikshëm: se ligji vlen për disa, ndërsa për të tjerët shërben vetëm si dekor.

Adminstratës në terren apo policisë nuk i mbetet asnjë hapsirë pastaj për zbatimin e ligjit, pasi vetë ligjbërësi e promovon si aktivitet.

Kjo nuk ndodh askund ne Evropë, madje as në botë.

Nëse promovuesit e këtoj shkatërrimi ju duke vetja më të zgjuarit e botës, e kan krejt gabim. E kundërta po.

Nëse kjo quhet “dashuri për natyrën”, urrejtja si duket?

Malet nuk janë pistë motorësh. Zonat e mbrojtura nuk janë lodër. Kush i përdhos për argëtim nuk po promovon natyrën; po kontribuon në shkatërrimin e saj.

Ka një shprehje në anglisht: love it to death – ta duash diçka deri sa ta vrasësh.

Kjo përshkruan në mënyrë perfekte atë që po u bëhet maleve tona.

Ndaleni këtë marrëzi, para se ta quajmë “normale”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese