Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJE SHQETËSUESE/ I riu në Gjirokatër afron qenin pranë dhe e godet me armë

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE SHQETËSUESE/ I riu në Gjirokatër afron qenin pranë dhe
Momenti kur i riu qellon qenin

Një video me pamje shqetësuese ka shkaktuar zemërim në rrjet, pasi ajo tregon një të ri në Gjirokastër i cili afron pranë vetes një qen dhe më pas e qëllon atë me armë. Besohet që arma të jetë lodër, me gogla plastike pasi qeni largohet me vrap sapo qëllohet.

Për më tej raportohet se i riu në fjalë e ka postuar videon  në Tik Tok, por pas reagimeve ai e ka bërë profilin privat. Mësohet se policia ka identifikuar dhe shoqëruar në komisariat të riun, për të cilin në rrjet ka qarkulluar edhe profili i tij në instagram me emrin Dhimitri Ndreu. Po kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet. 

PAMJE SHQETËSUESE/ I riu në Gjirokatër afron qenin pranë dhe
Profili i instagramit qe ka qarkulluar ne rrjet

Po ashtu mësohet se është shoqëruar në komisariat edhe personi që ka filmuar videon, ende nuk janë bërë të ditura masat që mund të merren për ta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese