Hapësire reklamuese

Kulture & Art

3 vjet pa Mjeshtrin e Madh të humorit shkodran, Juli kujton të atin në ditën e lindjes: Më mungon pafund, por na le amanet të jemi të gëzuar (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
3 vjet pa Mjeshtrin e Madh të humorit shkodran, Juli kujton të atin
FotoArkive: Zef Deda dhe i biri, Juli

Aktori dhe moderatori Jul Deda kujton sot në ditën e lindjes, babain e tij Zef Deda, Mjeshtër i Madh dhe një nga aktorët më të shquar të humorit shkodran. Ai u nda nga jeta rreth tre vite më parë, ndërsa sot po të ishte gjallë do të festonte 76 vjetorin.

Juli thotë se mungesa dhe malli për Zefin është e pafundme dhe familja e kujton çdo ditë, por ai thekson se para se të ndahej nga jeta, i ati u ka lënë amanet që të jenë të qeshur e të gëzuar.

"Ma gezofsh diten e lindjes Bosi jem. Sot ne 76 vjetorin tand, te kujtoj, siç te kujtoj çdo dite, siç do te kujtoj gjithe jeten, tamam keshtu si ne kete video, me kitarre, duke kendu, duke qesh dhe duke i fal kenaqesi gjithkujt. A me mungon? Me mungon pa fund.

Po ça me ba, fati na detyron qe keto ditelindje me i festu veç e veç, ne ketu ne toke, e ti atje nalt. Se ti e din, na e ke lan vete amanet, na do te qeshun e te gezum, dhe ne nuk ta harrojme porosine. Prandaj, gezuar gjigand. Je me i miri Babo. Te du fort", shkruan Jul Deda.

Zef Deda është cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Ai lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe vdiq më 24 nëntor 2023 në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese