Për të nëntin vit radhazi qyteti i Korçës ka mirëpritur MIK Festival, nën kujdesin e sopranos të mirënjohur me famë botërore Inva Mula. Edicioni i 9-të i MIK Festival zhvillohet këtë vit nga data 9 deri më 12 korrik , ky festival është një kombinim i bukur i muzikës klasike, xhazit, operës dhe shfaqjeve bashkëkohore.
Hapja zyrtare u kremtua në Hanin e Pazarit, me performancën e "Morina Trio", një grup xhazi i njohur nga Suedia. Më tej në 10 Korrik një mbrëmje e veçantë kushtuar dy figurave të shquara të kinematografisë shqiptare, Teodor Laços dhe Viktor Gjikës, do të mbahet në Teatrin “Andon Zako Çajupi”, po ashtu pritet që të sillet rikthimi i këngëtares korçare Afërdita Tringovska pas 45 vitesh mungesë në skenë.
Dy ditët e tjera, pritet të jetë një gërshetim i baletit, muzikës bizantine dhe serenatave tradicionale korçare.
