Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të rrëmbente një vajzë nga Nepali, arrestohet tepelenasi 30-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të rrëmbente një vajzë nga Nepali, arrestohet
Foto nga vendi i ngjarjes

Uniformat blu në Sarandë kanë vënë në pranga një 30-vjeçar pasi dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një vajzë nga Nepali në afërsi të doganës së Qafë Botës.

Ngjarja ka ndodhur në datën 2 korrik rreth orës 18:53 në aksin Konispol-QafëBotë në vendin e quajtur "Postbllok".

Operacioni u zhvillua mesditën e stome ku u arrestua 30- vjeçari Mariglen Kondi nga Tepelena me precedent të mëparshëm penalë.

Nga kamerat e sigurisë të një subjekti në afërsi të vendit të ngjarjes, policia ka arritur të identifikojë të riun i cili duket se disa herë ka tentuar ta fusë në forcë në makinë vajzën e cial ka arritur të largohet me vrap dhe të bëj denoncim në polici.

Sipas të dhënave të policisë Kondi ka qenë i arrestuar më parë në vitin 2020 për "Kultivim bimësh narkotike" në bashkëpunim, por më pas është lënë nën masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Teksa ndodhej nën këtë masë sigurie ai ka arritur ta thyejë edhe të kryejë një tjetër vepër penale në vitin 2021duke u arrestuar për vjedhjen e disa kamionçinave në qytetin e Lushnjës

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese