Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Këta mendojnë se ne vuajmë nga mbilumturia", debat mes Krasniqit dhe Vengut: Kush janë këta njëherë?

Shkruar nga Newsbomb
"Këta mendojnë se ne vuajmë nga mbilumturia", debat mes
Afrim Krasniqi, Pirro Vengu

Gjatë emisionit "Off The Record" me Andrea Dangallin, në A2 CNN, u zhvillua një debat mes politologut Afrim Krasniqi dhe deputetit socialist Pirro Vengu.

Politologu Afrim Krasniqi e vuri theksin te lidhja mes krizës politike aktuale dhe problemeve strukturore të vendit si korrupsioni, pabarazia dhe mungesa e zhvillimit demokratik. Ai tha se Shqipëria vuan prej vitesh nga klientelizmi politik dhe mungesa e llogaridhënies.

"Në fakt, kriza është pikërisht mungesë e zhvillimit, mungesë e demokracisë, korrupsion se e ka thënë njeri këtë gjë. Po ta mbaroj, o vëlla, fjalën, që ke përjetuar ta mbaroj. Jo, mua se po, nuk po, nuk e pranoj dot të pavërteta, ose gjykoni duhet të keni edhe ju që ta pranoni.

Kështu që, ideja është këtu, i dashur Andrea, se s'kam mëri, se ta merr personal. Shqipëria ka një nivel të lartë korrupsioni, ka nivel të lartë pabarazie, ka nivel të lartë të përfshirjes së interesave klienteliste, përfshi edhe qarkun që mbulon ish-ministri i Mbrojtjes, sidomos atje.

Dhe në vend që të merresh me këtë, për të kërkuar demokraci dhe për të kërkuar shtet të së drejtës, këta mendojnë që ne vuajmë nga mbilumturia, nga zhvillimi, dhe nga mosnjohja e madhe ndaj çunave të fortë." u shpreh Krasniqi.

Nga ana tjetër deputeti socialist Pirro Vengu e kthen debatin drejt një toni më institucional dhe pajtues, duke thënë se sfida kryesore e vendit nuk është vetëm zhvillimi ekonomik në vetvete, por cilësia e qeverisjes dhe ndjenja e përfshirjes qytetare në atë zhvillim. Ai refuzon në mënyrë të prerë çdo përpjekje për ta paraqitur Shqipërinë si një shtet pa funksione institucionale duke e cilësuar këtë lloj gjuhe si pjesë e një narrative përçarëse.

"Sfidat që kemi përpara kanë të bëjnë me cilësinë e qeverisjes dhe me mënyrën se si nuk kërkohet vetëm zhvillim i ligjshëm dhe legjitim, por një zhvillim ku qytetarët ndihen pjesë dhe krijojnë besim për atë zhvillim. I refuzoj kategorikisht të gjitha këto anatemime që shënojnë thjesht atë elementin e përçarjes. Sikur Shqipëria na qenka një 'no man's land' institucional.

Unë mund t'ju them diçka që jetojmë në një kohë ku nuk bie ndoshta dakord për të vërtetën, por jetojmë po ashtu në një kohë ku institucionet përgjigjen, shteti vazhdon punën, qoftë nga pikëpamja e trajtimit të emergjencave, qoftë nga pikëpamja e politikave që synojnë të sjellin më shumë mirëqenie. Shpresoj dhe synoj personalisht që sesioni i ardhshëm të jetë më dobiprurës për sa i përket krijimit të një konsensusi kombëtar për ato që janë shtyllat e qeverisjes.", vijoi Pirro Vengu.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese