Pasditja e sotme në kryeqytet do të jetë e “ngarkuar” me aktivitete. Kjo pasi në orën 18:00 të ditës së sotme do të zhvillohet protesta e qytetarëve në kundërshtim të ndërtimit të resortit në Zvërnec, e cila starton në sheshin "Skënderbej" edhe vijon deri te Kryeministria, si edhe aktiviteti me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në sheshin “Italia”.
Për këtë arsye Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, për këtë arsye është njoftuar se nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve dhe tubimit, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore.
Ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët:
● “Papa Gjon Pali II”
● “Dervish Hima”
● “Faik Konica”
● “Lek Dukagjini”
● “Gjergj Filipi”
● “Hasim Zeneli”
● “Themistokli Gërmenji”
● “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”
Si edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek Sheshi Nënë Tereza.
Njoftimi i plotë:
DVP Tiranë
Në vijim të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të detajuar masash për sigurimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen pasditen e sotme dhe në mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (tubimit) dhe në sheshin “Italia” (aktivitet i subjektit politik Partia Socialiste).
Në këtë kuadër, Policia e Tiranës njofton se nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve dhe tubimit, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore.
Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët:
● “Papa Gjon Pali II”;
● “Dervish Hima”;
● “Faik Konica”;
● “Lek Dukagjini”;
● “Gjergj Filipi”;
● “Hasim Zeneli”;
● “Themistokli Gërmenji”;
● “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”.
Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë Tereza”.
Policia e Tiranës apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon përdorimin e akseve alternative të lëvizjes, si dhe respektimin e udhëzimeve të shërbimeve të Policisë në terren.
