Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kosova 27 vite e lirë! Rama ndan FOTO-ALBUMIN e mbërritjes së trupave paqeruajtse të NATO-s: Gëzuar

Shkruar nga Newsbomb
Kosova 27 vite e lirë! Rama ndan FOTO-ALBUMIN e mbërritjes së
Ushtaret e NATO takojne popullin e Kosoves

Si sot para 27-vitesh, trupat paqeruajtëse të Aleancës Veri-Atlantike mbërritën në Kosovë, duke i dhënë fund luftës dhe duke mundësuar kështu kthimin e qindra mijëra shqiptarëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Kjo ngjajre kaq e rëndësishme është përshëndetur e uruar edhe nga kryeministri Edi Rama, oërmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.

Kryeministri ka zgjedhur t’ia urojë Kosovës Ditën e Çlirimit, përmes një foto-albumi të ushtarëve Kosovarë që takohen me familjarët e tyre, si edhe të ushtarëve paqeruajtës të NATO të cilët takojnë e përshëndesin banorët e Kosovës, teksa  krah tyre shkruan: “Gëzuar 27 vjetorin - Ditën e Çlirimit”

Pas bombardimeve të shumta që kishin mbërthyer vendin, Serbia u detyrua të bënte pas dhe më shumë se 800 mijë refugjatë të vendit u rikthyen në shtëpitë e tyre, ndonëse shumica e tyre ishin të shkatërruara.

Nga lufta e viteve 1998-1999 rreth 16 mijë persona u vranë në mënyrë makabër dhe mbi 6 mijë të tjerë u raportuan të zhdukur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese